Përfundon gara ciklistike Shkodër Vlorë, 250 km e gjatë, teksa fituesit shpallet Flamur Celaj, ish deputetii vlonjat. Një garë ciklistike e mbajtur në Vlorë me rastin e inagurimit të zyrës më të re të IPA në qytetin bregdetar organizatës ndërkobëtare të policisë Flamur Celaj i cili zuri vendin e parë u dorëzua nga nënkryetari bashkisë së Vlorës, Shkëlqim Ramaj, cmimi i mirënjohjes krahas medaljes së vendit të parë, në një ceremoni ku krahas presidentit të IPA për Shqipërinë ishin prezent prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, nënkryetari bashkisë Shkëlqim Rama, por edhe drejtori policisë së qarkut, Artion Duka,Për ish deputetin e Vlorës Flamur Celaj fitimi i kësaj gare është një emocion i vecantë, teksa ka qënë Celaj që ka bërë publik lajmin e inagurimit të zyrës së IPA në qytetin bregdetar.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, shpreh më të mirat për fitutesin teksa deklaron se evenimente të tilla duhet të jenë më të shpeshta në qytetin bregdetar.

Për drejtuesin e policisë së qarkut, Artion Duka, inagurimi i zyrës së re të Ipa në qytetin bregdetar është dicka e mirë për qytetin, paksa e vonuar por më mirë vonë se kurr shprehet ndër të tjera Duka.

Në fund të ceremonisë në shenjë mirënjohje nga IPA u shpërndanë disa bluza me mbishkrimet e organizatës në shenjë simbolike për mbështetjne e dhënë nga institucionet vendore të qytetit.Flamur Celaj është një ish politikan dhe ish deputet i Vlorës, me moral dhe integritet në qytetin bregdetar i cili përpiqet shpesh herë të kontribuoj në sport, art dhe kulturë të qytetit bregdetar, për të dhënë mesazhin ta duam sportin dhe të këmngulim mbi pasionet që kemi, teksa gjithashtu kërkon të tregoj ndryshimin midis tij, një politikani dhe njëkohësisht sportist, adhurues të sportit dhe politikanëve të tjerë sic shprehet edhe ai “Me barkun tek goja dhe me makinën në cdo cepë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb