Teksa qëndroi për 19 ditë me radhë i izoluar për shkak se ishte prekur nga koronavirusi, lajme të mira vijnë nga Cristiano Ronaldo.

Në tamponin e fundit futbollisti i Juventusi ka rezultuar negativ. Ylli i Juventusit ishte prekur me Covid-19 teksa ishte në tur me Kombëtaren e Portugalisë në 13 tetor, ndërsa humbi disa ndeshje të rëndësishme të Zonjës së Vjetër, përfshirë edhe atë me Barcelonën.

Klubi sot ka njoftuar që Ronaldo ka rezultuar negativ dhe është gati të kthehet në stërvitje, pasi ai gjatë gjithë kohës ka qenë asimptomatik.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb