Makthi përfundon, pas 46 ditësh izolim, më në fund vjen lajmi i mirë për Paulo Dybala, argjentinasi ka mposhtur zyrtarisht coronavirus. Dybala rezultoi pozitiv me Covid-19 më 21 mars së bashku me të fejuarën e tij, tani çifti mund të marr frymë lirisht, ndërsa Juventus mund të mbështet tek sulmuesi për pjesën e mbetur të sezonit. Pas izolimit në shtëpinë e tij në Torino, ku shpesh është parë duke bërë stërvitje në palestër apo në oborr, këtë të enjte, Dybala ka shkuar në Continassa, qendrën stërvitore të Juventusit, për të biseduar fillimisht me stafin mjekësor, për të kuptuar se kur mund të rikthehet të stërvitet normalisht. Gëzimin e tij, Dybala e ka ndarë me ndjekësit në Instagram por dhe me shokët e skuadrës.

Paulo.dybala.guarito.instagram.1400x840
Paulo.dybala.guarito.instagram.1400×840

Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, i fundit i cili do të bashkohet me grupin parashikohet të jetë Higuain, me argjentinasin i cili pritet të zbarkoj në Torino të dielën ose të hënën. Përpara tij do të zbarkojnë Douglas Costa, Danilo e Alex Sandro dhe Rabiot. Në Torino kanë zbarkuar Matuidi e Khedira, të cilët duhet të qëndrojnë në karantinë në hotelin e klubit për 14 ditë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb