Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka zbuluar se në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik prej 30 minutave duhet që Listat e Hapura të happen 100%.

Hajdari nuk bie dakord që 1/3 e Listave të jetë e mbyllur. Po ashtu Hajdari i bëri apel sërish opozitës jashtëparlamentare  të jetë në tryezë.


‘’Opozita jashtëparlamentare duhet të ishte sot. Ne e kemi shumë të qartë se pse jemi në këtë tryezë. Duam të hapim Listat e Hapura 100%. Në këtë mënyrë duhet patjetër që opozita parlamentare që kanë mbështetur parimin, duhet që listat të happen 100%, dhe jo 1/3 të jetë e mbyllur. Ta kenë në dorë partitë nëse duan apo jot ë mbyllen, por kandidatët duhet të dalin me ide dhe emra, dhe jot ë zgjidhen nga kryetarët, por nga populli.’’- tha Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb