Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Pas mbylljes të takimit, Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka në fjalët për mediat ka zbuluar vendimet e marra për votimet për kandidatët në primare.

Paloka ka zbuluar se do të votojnë jo vetëm anëtarët e PD por edhe simpatizantët e PD.

“Sot siç jeni në dijeni me kërkesë të Këshillit Kombëtar u shty diskutimi për regulloren e primareve. Sot u diskutua për këtë çështje dhe ato që janë risi nga primaret e fundit janë që në votime, siç e përcakton Statuti, nuk do të marrë pjesë vetëm anëtarësia e PD por edhe simpatizantët.

U diskutua edhe për kandidimin e kryetarët të degëve dhe pozicioni që do të mbajnë. Pati disa propozime por u miratuar propozimi i grupit të punës kryetarët e degëve që do të kandidojnë në primare gjatë kandidimit funksionet do të kryhen nga nënkryetarët e degëve. nëse do të shpallen kandidatë zyrtarë të PD për zgjedhjet lokale nuk do të jenë më në pozicionin fillestar.
U votua edhe për një pikë që ishte e diskutueshme, nëse do të ketë balotazh dhe u vendos që balotazhi do të qendrojë si proces”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: