TIRANE

Në përfudim të mbledhjes së këshillit politik deputetja e opozitës në parlament Rudina Hajdari, u shpreh se në këtë mbledhje morën garanci nga maxhoranca se pas votimit të 30 korrikut, do të punohet për më tej në hapje 100 % të listave.

“Pavarësisht një procesi goxha të gjatë, duhet kuptuar fakti se me në fund qytetari po triumfon ndaj kryetarit të partive. Do shkojmë drejt listave të hapura. Kam toleruar tonet e larta mashkullore për një synim për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Kështu që në këtë mbledhje morëm garancinë nga maxhoranca se në ndryshimet e kodit listat do hapen 100% .

Pas ndryshimeve kushtetuese me 30 korrik jam e hapur të bashkëpunoj me PD e cdo kënd për cdo parim qe garanton zgjedhje të lira e të ndershme për qytetarët dhe jo për kryetarët e partive.

Ajo që vërtet mendoj është se hapja e listave 100% do ndryshojë skenën politike dhe të ardhmen e shqiptarëve. Ata që refuzuan e kundërshtuan për një kohë të gjatë do e paguajnë shtrenjtë. Më 30 korrik shkojmë drejt një hapi garantues për të hapur listat zgjedhore. Pra, 30 korriku është mënyra më e drejtë për të garantuar atë që kemi kërkuar si qytetar.’ -u shpreh Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb