Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik për ditën e sotme e cila zgjati për mëse 4 orë, palët duket se ende nuk kanë arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore në vend.

Ndërkohë për përfaqësuesin e PD-së Oerd Bylykbashi, propozimet e opozitës pavarësisht se garantojnë votën e zgjedhësve janë refuzuar.

“Të gjitha propozimet tona janë refuzuar. Pavarësisht fleksibilitetit të opozitës, ne jemi përballur me refuzim të çështjeve që garantojnë procesin zgjedhor. Deri më sot opozita cdo kërkesë që ka bërë i është refuzuar nga PS, që nuk ka në interesin e saj interesin e zgjedhësve. PS në strategjinë e saj di vetëm të vjedhë. PS nuk heq dorë nga modeli i 30 qershorit. Partia Socialiste dëshiron të vjedhë votat, prandaj nuk do numërimin elektronik. Kemi bërë propozime në favor të zgjedhësve shqiptarë. Të gjitha propozimet tona janë refuzuar. Ne jemi përballur me refuzimin e të gjitha cështjeve që garantojnë procesin normal zgjedhor”, tha Bylykbashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb