TIRANE – Partia Socialiste mblodhi sot kryesinë në selinë e saj. Gazetarja Marsela Karapanço raporton për BalkanWeb se mbledhja përfundoi rreth orës 09:25.

Në mbledhjen e kryesisë u miratua axhenda e turit të llogaridhënies. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

U mor vendimi që turi i llogaridhënies do të zhvillohet në të 61 bashkitë e vendit. Turi nisi dje në kryeqytetit  ku takimi i parë u zhvillua në kodrat e liqenit artificial.

Në kryesi u vendos dhe akordimi i axhendës parlamentare dhe të qeverisë.

Ndërkohë që zhvillohej mbledhja e PS, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri paralajmëroi një konferencë për shtyp në orën 10:00 ditën e sotme.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: