TIRANE– Pak ditë më parë punimet në segmentin rrugor Kashar-Vorë, pjesë e autostradës Tiranë–Durrës shkaktuan kaos dhe trafik të madh për shoferët.

Por gjatë ditës së sotme, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë se ka përfunduar ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas dhe nga neser, deri të hënën në orën 06:00 të mëngjesit aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet. Nga dita e hënë do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth.

Njoftimi i plotë i ARRSH:
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se deri ditën e premte dt. 15 Qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas.

Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e Premte ora 12:00 deri mengjesin e të Hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

Ditën e Hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja. ARRSH dhe Policia Rrugore do informojnë gjatë ditës së Dielë për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: