PUSTEC

Ka përfunduar. procesi i numërimit të votave në bashkinë e parë në vend, janë numëruar kutitë në 7 qendrat e votimit.

PS ka marrë në total 868 vota, ndjekur nga PD me 473 vota kurse LSI me 168.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 13 vota; në qendrën e dytë PS ka siguruar 159 vota, kundrejt PD me 68 vota dhe LSI me 9 vota, ndërsa në qendrën e tretë rezultati është: PS me 245 vota, PD me 109 vota dhe LSI me 61.

Në fshatin Goricë e Vogël, PS kryeson me 88 vota, PD me 43 kurse LSI me 8 vota. Kurse në Diellas, PS fiton me 94 vota, PD me 47 dhe LSI me 22.

Ndërkohë PD ka arritur të fitojë në qendrën e gjashtë, atë të fshatit Gollomboç me 40 vota, PS ndjek me 34 kurse LSI ka marrë vetëm 7 vota.

Edhe në qendrën e shtatë, Lajthizë-Zaroshkë, PS fitoi me 130 vota, PD ndjek me 473 kurse LSI me 168.

Mësohet se në Pustec janë 7 qendra votimi, që po numërohen nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb