TIRANE- Procesi i numërimit të votave është mbyllur për 60 bashki në vend. 45 prej tyre do të drejtohen nga Aleanca për Shqipërinë Europiane, ndërsa 14 i ka fituar APPD. Vihet re se ASHE-ja ka fituar bashkitë e mëdha si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani, Gjirokastra, Vlora, ndërsa Shkodra, Lezha dhe Kamza i shkojnë APPD-së.

Pas vonesash dhe përplasjesh, në Bashkinë e Malësisë së Madhe është zgjedhur fitues kandidati i ASHE Tonin Marinaj.

Në Finiq, për kreun e Bashkisë është shpallur fitues, Leonidha Hristo, i MEGA-s. Është mbyllur numërimi i votave edhe në Kavajë, ku fitues është shpallur kandidati i ASHE, Elvis Roshi me 17 270. Ndërsa kandidati i djathtë ka marrë 9 611.

Shukri Xhelili i ASHE në Dibër ka fituar ndaj Ilir Krosit me 434 vota, duke thyer kështu bastionin e së djathtës në këtë bashki.

Në Pukë, kryebashkiaku i ri do të jetë Gjon Gjonaj, i cili ka kryesuar me 73 vota avantazh ndaj rivalit të tij të APPD-së. Ndërsa në Fushë-Arrëz, Fran Tuci ka kryesuar me 66 vota para. Mësohet se ASHE në Fushë Arrëz ka siguruar 2716 vota, ndërsa APPD 2650. Sakaq, bashkia e re e Hasit do të drejtohet nga Adem Lala, ndërsa në Delvinë do të jetë Rigels Balili. Po ashtu, e majta ka kryesuar dhe në bashkinë e Skraparit, ku në drejtim të saj është Nesim Spahiu, ndërsa në Kolonjë ka fituar Arben Malo. Ndërkaq, në Libohovë, kandidati Kastriot Gurra i ASHE-së ka kryesuar me 1692 vota, ndërsa APPD ka marrë 1462, duke siguruar kështu fitoren.

Numërimi ka përfunduar dhe në Belsh, me kandidatin Arif Tafanin, ku sërish ka triumfuar ASHE. Koalicioni i majtë ka siguruar 4.306, ndërsa APPD 3.568. Procesi i numërimit është mbyllur dhe në Himarë, ndërsa kandidati i ASHE-së Jorgo Goro do të drejtorë këtë bashki. Sakaq, radhës së bashkive që do drejtohen nga e majta është dhe ajo e Cërrikut, ku kandidati i ASHE-së, Altin Toska ka arritur të fitojë. Ka përfunduar dhe numërimi i votave në Konispol, Shuaip Beqiri. Sakaq, Ndrec Dedaj, përfaqësues i ASHE-së ka fituar në Mirditë, ndërsa në bashkinë e Roskovecit ka fituar Majlinda Bufi dhe në bashkinë e Urës Vajgurore ka fituar Juliana Mema.

Ka përfunduar numërimi i votave dhe në Gramsh, ku Luljeta Dollani që përfaqëson ASHE-në do të drejtojë këtë bashki. Procesi i numërimi të votave përfundoi dhe në Poliçan, ku kandidati i ASHE-së, Adriatik Zotkaj ka marrë mandatin e tij të katërt. Procesi i numërimit ka përfunduar numërimi dhe për bashkinë e Divjakës, ndërsa ka fituar Aleanca për Shqipërinë Europiane. Mësohet se kandidati i ASHE-së, Fredi Kokoneshi ka siguruar 11226, ndërsa APPD ka arritur të marrë 9165. Kandidati i majtë, Gëzim Topçiu për bashkinë e Maliqit ka arritur të sigurojë 4252, ndërsa APPD 3505. Ndërkohë, kjo këto janë bashkitë që do të qeverisen nga të majtët, pas asaj të Pustecit, e cila do drejtohet nga Edmond Themelko. Ka përfunduar numërimi edhe në Dropulli, ku ka fituar kandidati i APPD-së, Arqile Deçka. Numërimi ka përfunduar edhe në Devoll, ku kryebashkiaku i ri do jetë Bledjon Nallbani i APPD-së. Edhe Vlora do ketë si kryebashkiak të ri Dritan Lelin kandidati i ASHE-së.

Edhe në Krujë kandidati i ASHE-së, Artur Bushi, ka arritur fitoren me 3100 vota diferencë ndaj rivalit të tij Hamdi Pasha.

BASHKITE E FITUARA NGA ASHE
1-Himare
2-Mirdite
3-Has
4-Peqin
5-Delvine
6-Skrapar
7-Puke
8-Fushe­ Arrez
9-Libohove
10-Divjakë
11-Pustec
12-Belsh
13-Cerrik
14-Konispol
15-Roskovec
16-Ure vajgurore
17-Gramsh
18-Maliq
19-Rrogozhine
20-Sarandë
21-Tepelenë
22-Lushnjë
23-Korçë
24-Poliçan
25-Këlcyrë
26-Librazhd
27-Kurbin
28-Memaliaj
29-Shijak
30-Gjirokaster
31-Elbasan
32-Fier
33-Kolonjë
34-Vlorë
35-Prrenjas
36-Bulqize
37-Kucove
38-Dibër
39-Patos
40-Kavajë
41-Krujë
42-Berat
43-Durres
44-Tiranë
45-Malësi e Madhe

BASHKITE E FITUARA NGA APPD
1-Klos
2-Tropojë
3-Përmet
4-Selenicë
5-Vorë
6-Mat
7-Kukës
8-Pogradec
9-Vau i Dejës
10-Dropull
11-Devoll
12-Mallakaster
13-Lezhe
14-Kamzë

TE TJERA
1. Finiq

(el.sp/ed.me/ma.ar/a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb