Përfundon pas pesë ditësh beteja me flakët dhe tymin në fushën e mbetjeve urbane në Fier. Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Armando Subashi, i cili ka deklaruar se jo vetëm që është fikur zjarri dhe eliminuar tymi, por fusha është kapsuluar duke i dhënë fund një herë e përgjithmonë kësaj problematike.

Subashi ka shtuar se duke filluar nga pasditja e së hënës mbetet e qytetit dhe njësive do të shkojnë pranë inceneratorit, aty ku pritet të nis edhe trajtimi i tyre.

Gjatë muajve të vjeshtës kjo hapësirë, sipas Subashit, do të gjelbërohet e në te do të mbillen pemë, për të larguar një here e përgjithmonë nga kujtesa e fierakëve fushën e dikurshme të mbetjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: