Ka përfunduar pas tetë orësh intervistimi i kryetarit të BDI, Ali Ahmeti, në Gjykatën Speciale në Prishtinë.

Ai u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitarit në objektin e EULEX-it nga Specialja. Intervistimi i politikanit shqipatar në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Intervistimi i tij ka filluar në orën 9 e 30 të mëngjesit të së mërkurës, ndërkaq do të vazhdojë edhe të enjten e të premten.

Specialiaja i dërgoi ftesë Ahmetit në muajin korrik të këtij viti, ndërsa ai shrehu gatishmërinë e menjëhershme për t’u paraqitur përpara Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb