Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në përfundim të procesit të pikëzimit, ka renditur prokurorët Adnan Xholi me 183 pikë dhe Dorina Bejkon me 180 pikë.

Kësisoj KLP ka vendosur emërimin e dy prokurorëve të sipërpërmendur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Vlen të përmendet se KLP ka emëruar deri më tani 15 prokurorë në SPAK, ndërsa kjo e fundit, javët që lamë pas ka kryer me sukses një sërë operacionesh, ku janë goditur dhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb