Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri me dije se ka përfunduar procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, të teksteve mësimore për shkollat shqipe në Diasporë.

Gjithsej, janë shpërndarë 12 mijë tekste shkollore për nxënësit dhe mësuesit e shkollave shqipe, në 21 vende të ndryshme të botës.

Ky është i treti vit radhazi që MEPJ dhe Qendra e Botimeve për Diasporën bashkëpunojnë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe identitetit, në çdo cep të botës ku shqiptarët jetojnë e punojnë. MEPJ shprehu angazhimin se shkollat shqipe në Diasporë do të shtohen dhe zgjerohen në të ardhmen e afërt.

“Procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore ? në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, për shkollat ?? në Diasporë përfundoi.
12 mijë tekste shkollore për nxënësit dhe mësuesit e shkollave shqipe, të shpërndara në 21 vende të ndryshme të ?.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Qendra e Botimeve për Diasporën, për të tretin vit radhazi kanë bashkëpunuar për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe identitetit në çdo cep të botës ku shqiptarët jetojnë e punojnë. ??
Shpresëplotë dhe të angazhuar që këto shkolla do të shtohen dhe zgjerohen në të ardhmen!
Vit të mbarë mësuesve dhe suksese të gjithë nxënësve shqiptarë anembanë ?!”, shkruan ministrja Xhaçka.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb