Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Tritan Shehu, ka reaguar pas përfundimit të procesit të zgjedhjes dhe numërimit për kryetarët e rinj të degëve të Partisë Demokratike, për qarkun e Gjirokastrës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Shehu e vlerësoi procesin si të suksesshëm dhe pjesëmarrjen mëse të kënaqshme.

“Qarku u Gjirokastrës përfundoi zgjedhjet për kryetarët e pesë degëve të tij.

Një proces ky që u zhvillua në transparencë dhe normalitet të plotë, me një pjesëmarrje të gjerë të anëtarësisë së PD-së, sipas parimit “një anëtar një votë”.

Mbas numërimit të votave rezultoi që Kryetaret e degëve të zgjedhur janë si më poshtë:

Gjirokastër: Z. Eri Shehaj

Tepelenë: Z. Malo Sadikaj

Memaliaj: Z. Bujar Kapllani

Këlcyrë: Z.Arjan Kasaj

Përmet:  Z. Arson Lipe

Urimet më të mira Kryetarëve, rivalëve të tyre, të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces si dhe anëtarëve e mbeshtetësve të PD në Qark”, shkroi Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb