Ka përfunduar protesta e banorëve në Rinas. Ata janë shprehur të vendosur për zhbllokimin e rrugës në Rinas dhe që lëvizja të kthehet në dy sense.

Kryeplaku i fshatit ka ritheksuar se situata me banorët në Rinas do të marrë zgjidhje.

Ai i ka bërë apel banorëve që të shpërndahen, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që të largohen. Po ashtu ka shtuar se nuk ka pasur të shoqëruar nga policia por vetëm janë larguar.

“Ne nesër jemi këtu prapë, tani të shpërndahemi. Unë ju them të gjitha informacionet që më japin. Nuk është kjo zgjidhje , nesër do të ketë penalitete të tjera edhe për rrugën. Nesër jam 100 % i garantuar që kjo do të ketë zgjidhje. Dëgjova për njerëz të shoqëruar, e përgënjeshtroj nuk ka asnjë të shoqëruar. Janë të larguar jo të shoqëruar.”, tha kryeplaku i fshatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: