Ka përfunduar protesta në Rinas, e cila zhvillohet prej tre ditësh, pasi rruga është kthyer me një sens kalimi.

Protesta u zhvillua e qetë dhe pa tensione. Banorët kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish nesër, nëse nuk do të marrin asnjë zgjidhje nga autoritetet.

Më herët një mësues u shpreh se ditën e sotme në protestë ka qenë edhe nxënës. Sipas tij rreth 90 % e nxënësve nuk janë paraqitur sot në shkollë.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimin, pasi devijimi i rrugës i detyron të bëjnë më shumë kilometra.

“90 % e fëmijë nuk kanë qenë sot në shkollë. Ne kemi ardhur sot rreth e qark. Nuk ka rrugë tjetër. Unë vij nga Fushë Kruja dhe duhet të bëjmë 30 km”, u shpreh një mësues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb