SHBA – Rrugëtimi i Linda Halimit në “American Idol” ka përfunduar mbrëmjen e djeshme. Këngëtarja shqiptare nuk ka mundur të kalojë në raundin e 3-të, duke mos u përzgjedhur ndër konkurrentët që do të vazhdojnë garën. Në një mesazhi në “Facebook”, Linda Halimi i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

Postimi i plotë i Lindës në “Facebook”.
“Rrugëtimi im në American Idol përfundoi sonte. Ishin momente ekstremisht emocionale për mua sic e patë të gjithë. Kemi punuar me muaj të tillë, dhe gjithë vëmendja dhe fokusi ishin të përqëndruara tek performancat e mija që të jap më të mirën e mundshme! Dhashë gjithcka, dhe pavarësisht rezultateve sonte, jam përgjithmonë mirënjohëse stafit të American Idol për mundësinë e dhënë që emri “LINDITA” të shndërrohet në emër të njohur në gjithë botën.. – Definitivisht ëndërr qe me ne fund m’u realizua!! Gjate diteve te mija si garuese ne “Idol” , kam marre ftesa marramendese ne muzike, ftesa dhe mundesi per te cilat as nuk i kam menduar se kane ekzistuar me pare.. -Ne te njejten kohe, kam punuar me ore dhe nete te tera ne studio per te realizuar materialin tim origjinal qe do te publikohen nje pas nje kete vit. Gjithe jeta ime ka ndryshuar , fale eksperiences sime ne “American Idol” Tani qe kam ekipin tim profesional qe kujdeset per karrieren time ketu, me ne fund mund t’i realizoj te gjitha materialet e pergatitura, kam marre ftesa per koncerte ne gjithe Ameriken, dhe gjithashtu ftesa per te ndryshuar jetet e atyre ne nevoje ne fushen e Fitnessit, dhe kompani te njohura te industrise se Fitnessit! Te gjitha keto fale “American Idol” … Kam nje SURPRISE EKSKLUZIVE PER TE GJITHE FANSAT (Meqe s’ma mban barku me smile emoticon ) Kemi punuar gjate, ne bashkepunimin tim me nje Superstar te Hip Hop-it ketu ne Amerike, bashkepunim ky qe do te publikohet se shpejti me videoklip , si single i pare , qe paralajmeron lansimin e albumit tim te pare smile emoticon S’po me pritet me qe ta shihni dhe degjoni kete bashkepunim , fale menaxhmentit qe e kane bere te mundur kete per mua! Do te kemi Ndeja promocioni per kete single ne Atlanta, Chicago, Neë York, Detroit etj andaj prisni vetem edhe paaaak dite per kete bashkepunim.. Ju , mbeshtetesit e mi, me keni inspiruar shume qe te punoj pa ndalur brenda ne gare, dhe jashte gares qe te vij sa me e pergatitur! Falemnderit per kete!! Perseris : Falemnderit American Idol dhe Fox Tv per cdo gje! Oh ZOT! Kemi aq shume pune per te bere saqe nuk jam ndjere kurre me e pergatitur ne jete! Falenderimi kryesor i takon Zotit qe me bekoi me shendet, force, dhe vullnet pafund gjate gjithe atyre diteve te “Cmendura” Bashkeshortit tim, mikut tim me te mire,njeriut me te dashur per mua dhe forca ime-Dave, falemnderit qe me mbeshtet ne cdo hap qe marr.. Une jam femra qe jam sot , shkaku yt! Falenderimi me i vecante : Shkon per prinderit e mi, vellezerit e mi, motres sime ne Zvicer, falemnderit qe perjetuar cdo emocion me mua dhe ishit me mua me zemer, pavaresisht largesise .. Falenderimi Final : FANSAVE te mi qe ishin me mua ne cdo moment gjate rrugetimit tim ne Idol dhe mediave boterore dhe shqiptare per mbeshtetjen e pafund…- E ndjej dashurine tuaj, dhe jeni ju ata qe me beni te ndjehem speciale dhe te besoj ne talentin tim dhe vullneti qe me ben te punoj pafund pavaresisht garave sezonale .. !! Ju dua pafund shume te gjitheve, dhe ju premtoj qe kemi shume gjera te bukura qe do te sjell kete vit. Nuk eshte hera e fundit qe shihni emrin “LINDITA” ne nivel boteror! Ne fakt, ju patet rast te shihni vetem FILLIMIN dhe krijimin e ketij emri….!!! Perqafime dhe shume dashuri.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: