GJKKO dha dje vendimin sa i përket masës së sigurisë për ish-kreun e bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Gjykata e Posaçme ka vendosur lënien e tij në burg, duke vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në lidhje me rastin, gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se zoti Dako u transferua në qelitë e paraburgimit të Durrësit.

Dako akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave, ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Ish-kryebashkiaku kërkoi lirim përmes garancisë pasurore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të arrestuar u shfaqen të gjithë pas kafazit prej xhami, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.

Dako, i shpallur non-rata nga SHBA, i ka kundërshtuar akuzat përmes avokatit të tij.

SPAK në kuadër të hetimit të bërë mbi bazën e një kallëzimi të disa banorëve të një pallati të shembur nga tërmeti i 2019-ës, ka lëshuar 7 urdhër-arreste.

Ndërkohë, GJKKO ka zbutur masën e sigurisë për tre prej të dyshuarve, konkretisht ka vendosur masën “Detyrim paraqitjeje” për Diana Dedja,  “Arrest shtëpie” për Ardian Bulkun dhe “Arrest shtëpie” për Adnand Toçillën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: