Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka bërë me dije se as në këtë takim të dytë nuk ka vendimmarrje lidhur me vazhdimësinë e Reformës Zgjedhore dhe miratimin ën Kuvend.

Hajdari thotë se nuk do të ketë tërheqje nga listat e hapura edhe nëse bëhet presion nga opozita jashtëparlamentare apo dhe nga të huajt.

 

”I bëmë kërkesën Ramës për listat e hapura, nuk tërhiqemi. E ka marrë përsipër këtë betejë deri në fund dhe s’ka tërheqje, qoftë nga presioni nga të huajt ne nuk do të tërhiqemi nga kjo kërkesë, sepse listat e hapura janë të dobishme. Kjo kërkesë në fakt vjen në mënyrë, në kohë të vështirë por është e nevojshme që mos mbetemi në vend numëro, dhe të kemi zgjedhje me standarde me demokraci funksionale. Ta bëjmë realiteti. Duhet ta realizojmë. Nëse Rama shkon me opozitën jashtëparlamentare I kthen kurrizin shqiptarëve. Nëse Rama ndejk rrugën institucionale atëhere po i bën nder.

Ne i shtruam kërkesat tona, si radhën e parë, dhe ka një presion sepse marrëveshja që është bërë mes partive në tryezë është marrëveshje që i shërbeu integrimit të Shqipërisë, dhe riktheu PD dhe LSI në tryezë. Nuk është marrëveshje e plotë. Duhet patjetër të kemi mbështetjen e qytetarëve, dhe ne sot kemi dhe kontrollin e parlamentit pasi Rama nuk ka votat. Nuk tërhiqemi dhe do i kushtëzojmë. Pa Listat të Hapura, pa ndryshime kushtetuese, nuk ka shans që ne të votojmë gjë.

Zoti Rama mund të flasi vetë, dhe mund të jetë në gjendje. Nuk u vendos gjë, por u bë e qartë çfarë do të ndodhë. Ne do këmbëngulim.”- tha Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb