TIRANË

Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me diplomatët e SHBA, Gjermanisë dhe Bashkimit Europian. Ky takim i kryeopozitarit Lulzim Basha me ambasadorët ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërsa zbulohet se tema kryesore e diskutimit ka qenë reforma zgjedhore dhe  situata politike në tërësi.

Në selinë e PD-së ishin të pranishëm e ngarkuara me punë e SHBA  në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf si dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: