Në përfundim të mbledhjes së kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët e tij politikë, ka folur kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Sipas tij, e gjithë opozita i qëndron asaj ç’ka Basha deklaroi sot në konferencën për shtyp nga selia e PD-së, se, janë të angazhuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa Ramën kryeministër.

“Ne vijojmë të jemi të angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme pa Ramën kryeministër. Qëndrimi ynë është i njejtë me atë që zoti Basha ka mbajtur në konferencën për shtyp sot. Kjo ka qenë dhe mbetet pjesë e axhendës sonë”,- u shpreh Mediu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: