Nënkryetari i Partisë Republikane, Arian Madhi, ka përfunduar takimin me Presidentin Ilir Meta, ku është diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit.

Në fund të takimit, Madhi tha se PR ka propozuar 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

“Shkëmbyem pikëpamjet dhe argumentet tona për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme. I ofrova presidentit propozimin e PR, e cila kërkon të dekretohet si datë zgjedhjes 18 prilli, si data më e afërt për zgjedhjet në Shqipëri. Presidentit i shpresa bindjen tonë që Reforma Zgjedhore, që u realizua mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit, do të mund të ofrojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Çdo përpjekje që do të mund të fuste një agjendë tjetër për diskutim dhe vendimmarrje në Parlament dhe çdo institucion tjetër do të ishte një përpjekje mjaft e rrezikshme. Një përpjekje e tillë e iniciuar nga interesa të vogla partiake dhe që do të prishte rregullat e lojës në Shqipëri, do të rrezikonte dhe vetë fatin e zgjedhjeve në Shqipëri”, tha Madhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb