SHKUP-Në Klubin e Deputetëve në Shkup përfundoi takimi dyorësh i liderëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE-ja, Ali Ahmeti nga BDI-ja, Zoran Zaev nga LSDM-ja dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja për gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza politike në vend.

Në takimin e sotëm, ku si vëzhgues morën pjesë ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, Gruevski dhe Zaevi informuan Ahmetin dhe Thaçin për bisedat e javës së kaluar në Strasburg, ku ndërmjetësuan eurodeputetët Ivo Vajgël, Eduard Kukan, Riçard Hovit dhe eurokomisioneri i Zgjerimit, Johanes Han.

Hollësira tjera nga takimi i sotëm nuk janë bërë të ditura.

U paralajmërua një takim i i ri i liderëve në fillim të javës së ardhshme, por pa një datë të saktë.

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: