Shefi i zyrës presidenciale ka bërë me dije se ka përfunduar takimi mes liderëve të Ukrainës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë në Kiev

“Ukraina ka një mbështetje të fortë të koalicionit ndërkombëtar,” shkroi Andriy Yermak në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ai shtoi se Presidenti Zelensky u dha homologëve të tij një “paketë të plotë” propozimesh sanksionesh kundër Rusisë.

“Ne duhet të rrisim presionin mbi agresorin, dhe të punojmë për paketën e shtatë të sanksioneve me një embargo gazi”, shkroi Yermak.

Në lidhje me takimin pritet të mbahet edhe një konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb