Këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien shkruan se takimi i parë në Uashington për dialogun Kosovë- Serbi ka përfunduar.

O’Brien thotë se në takim u diskutuan çështje dhe tema ekonomike si dhe konfirmoi se ka përparim mes liderëve.

Më tej ai thotë se pret diskutime të tjera të mëtejshme mes palëve këtë pasditë.

 

“Udhëheqësit e  Serbisë dhe Kosovës tashmë po bëjnë përparim. Bisedat tona këtë mëngjes u përqëndruan në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe Normalizimin Ekonomik. Presim të diskutojmë më tej këtë pasdite. ” – tha Robert O’Brien.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb