I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i BE Miroslav Lajçak kanë përfunduar takimet në Kosovë për të gjetur një zgjidhje për situatën në veri.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje në lidhje me takimin e së martës me krerët e partive opozitare.

Përmes një postimi në Twitter , ai tha se i treguan për dëmtimin e reputacionit të Kosovës.

“Bashkë me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u shpjegova partive opozitare të Kosovës pasojat e krizës aktuale dhe dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet”, ka shkruar Lajçak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: