TIRANË

Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së Lulzim Basha me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Ky takim ka zgjatur për rreth 25 minuta, por nuk dihet ende se për çfarë është diskutuar. Më pas kryedemokrati është larguar në drejtim të selisë blu.

Një ditë më parë presidenca iu drejtua me një letër edhe kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit e refuzoi me arsyetimin se nuk ka kohë dhe është i zënë me fushatën elektorale të 30 qershorit. Gjithsesi Ilir Meta e ka bërë të qartë se është i gatshëm të presë shefin e qeverisë në zyrën e tij sot deri në orën 13:00.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: