Avokati i Popullit ka përfunduar procesin e verifikimit të kritereve për kandidatët që kanë shprehur interesin të jenë anëtarë të institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Ky proces është zhvilluar nën monitorimin e pandërprerë të ekspertëve ndërkombëtarë të ONM-së.

Pas, verifikimit të të gjithë aplikimeve për pozicionet e institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Avokati i Popullit ka verifikuar në tërësi 192 aplikime nga të cilat:

29 aplikime kanë përmbushur kriteret formale për secilin pozicion të parashikuar nga ligji;

163 aplikime nuk kanë përmbushur kriteret formale të përcaktuara nga ligji për secilin pozicion.

Në përfundim të këtij procesi, si dhe në zbatim të nenit 7 pika 6 të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Avokati i Popullit, i ka dorëzuar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit listat e kandidatëve, si dhe të gjitha dosjet individuale fizike të aplikimeve të shqyrtuara për këta kandidatë.

Vlerësimi dhe rekomandimet për kandidatët nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, do t’i përcillen Avokatit të Popullit, që së bashku me dy listat e sipërcituara do t’ja dorëzojë më pas Kuvendit të Shqipërisë.

Më poshtë, do të gjeni edhe listat emërore të kandidatëve të cilët kanë plotësuar kriteret formale.

Kandidatët që plotësojnë kriteret formale
1 Albana Shtylla Kolegji i Apelimit
2 Alma Faskaj (Vokopola) Për të gjitha pozicionet
3 Betula Toto Aplikon për të gjitha pozicionet, por plotëson kushtet vetëm për Komisionere Publike
4 Dede Kasneci Aplikon për të gjitha pozicionet, por plotëson kushtet vetëm për Komisionere Publike
5 Donald Xhelili Për të gjitha pozicionet
6 Eljona Lloja Aplikon për të gjitha pozicionet, por plotëson kushtet vetëm për Komisionere Publike
7 Elvis Zaimi Për të gjitha pozicionet
8 Erin Çaku Për të gjitha pozicionet
9 Ermira Deçka Kolegji i Apelimit
10 Firdes Shuli Për të gjitha pozicionet
11 Florian Ballhysa Aplikon për të gjitha pozicionet, por plotëson kushtet vetëm për Komisionere Publike
12 Ina Rama Kolegji i Apelimit
13 Irena Nino Për të gjitha pozicionet
14 Kestrin Katro Kolegji i Apelimit
15 Klara Mullaj Për të gjitha pozicionet
16 Lindita Xhillari(Hanku) Komision i Pavarur i Kualifikimit
17 Lulzim Hamitaj Për të gjitha pozicionet
18 Mimoza Tasi Për të gjitha pozicionet
19 Monika Meça Kolegji i Apelimit
20 Nejla Peka Për të gjitha pozicionet
21 Nertila Sadedini Për të gjitha pozicionet
22 Olsi Komici Për të gjitha pozicionet
23 Orjela Shishi Aplikon për të gjitha pozicionet, por plotëson kushtet vetëm për Komisionere Publike
24 Rezarta Abdiu Aplikon për të gjitha pozicionet, por plotëson kushtet vetëm për Komisionere Publike
25 Rezarta Tahiraj Kolegji i Apelimit
26 Rozeta Ivanova Komision i Pavarur i Kualifikimit
27 Shpresa Beçaj Kolegji i Apelimit
28 Sokol Çomo Kolegji i Apelimit
29 Valbona Sanxhaktari Për të gjitha pozicionet

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: