Anëtarësia e PD në Kukës ka përfunduar votimin për kandidatët me një pjesëmarrje surprizuese masive prej 949 anëtarësh apo 69.5%.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se demokratët tashmë po tregojnë se janë gati për ndryshim.

Bardhi thekson se PD ka një plan për qytetarët nisur nga brenda familjes, pasi në zgjedhjet e 25 prillit demokratët do të garojnë me më të mirët.

Ndërkohë anëtarësia e PD në Kukës ka konfirmuar dhe 5 kandidatët që vijojnë në fazën e ardhshme:

1. ADMIR SINAMATI
2. ARBEN CEJKU
3. IBRAHIM BRUKA
4. SAHIT PRIZRENI
5. VJOLLCA VATA

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI

Partia Demokratike nisi sot procesin e votimit nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Entuziasmi dhe pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, janë gati ta shpëtojnë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës.

Diferenca mes nesh po bëhet çdo ditë e më e qartë.

Teksa rilindja dhe Edi Rama vendosën në fund me hile të propozojnë mbylljen e listave, pra ku elitat e saj të ndjenjura e të zhytura në përfitime e të kapura nga krimi, të mbijetojnë sërish, demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve.

Ne kemi një plan për qytetarët, për t’ua dhënë pushtetin atyre. Kjo duke nisur brenda familjes sonë. PD do të përfaqësohet me më të mirët, me kredenciale të larta e që kanë besimin e publikut.

Politikë dhe qeverisje pa lidhje me krimin, me personaliete me integritet. FITORE ✌️

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb