Katër nxënësit që u helmuan nga rrjedhja e gazit dhe përfunduan në spital, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në zonën e Don Boskos.

Gazetarja Dorjana Bezat në një lidhje live për ‘News24’ nga shkolla private ku ndodhi dhe incidenti, deklaroi se nxënësit që janë ndjerë keq u transportuan si fillim tek Spitali i Traumës, më pas u dërguan në QSUT. Po ashtu ajo pohoi se pavarësisht se kishin kaluar rreth 2 orë nga ngjarja, ende në ambientin përreth ndihej era e gazit.

 

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i rrjedhjes në sistemin e ngrohjes të gazit propan nxënësit kanë pasur dhimbje koke dhe më pas të vjella. Sapo mësuesit kanë parë se fëmijët nisën të ndiheshin keq, kanë njoftuar urgjencë, e cila ka dërguar disa ambulanca në vendin e ngjarjes. Kjo shkollë u hap në vitin 2010.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: