Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se përgatisnin mina me telekomandë. Në pranga kanë rënë 46-vjeçari Agron Gurakuqi dhe 35-vjeçari Bledian Gresa.

Gazetarja Dorjana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se gjatë kontrollit në banesë, personave të arrestuar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike, që i ngarkon ata dhe me një tjetër vepër penale.

Sipas gazetares, policia ka sekuestruar telefonat celularë të tyre, për të parë nëse ndonjë grup kriminal ka bërë porosi tek dy personat.

Bezat sqaron më tej, se shtija e një mine me telekomandë, bëhej për shifrën e 2 mijë eurove.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb