Kukësi është zhvendosur në Durrës gjatë ditës së djeshme, aty ku do të qëndrojë për një periudhë një javore.

Si për ironi, verilindorët do të përgatisin ndeshjen e radhës me Teutën, që luhet më 11 dhjetor në Kukës, pikërisht nga qyteti bregdetar. Dje klubi ka bërë këtë njoftim në rrjetet sociale.

“Ekipi ka nisur fazën përgatitore në prag të rifillimit të kampionatit. Skuadra është zhvendosur në qytetin e Durrësit, ku do të qëndrojë 1 javë, teksa kjo fazë do t’i shërbejë stafit për të dhënë ngarkesën e duhur për lojtarët. Gjatë kësaj jave do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore. Grupi ka qenë i plotë nën urdhrat e trajnerit Dobi, teksa mungesa e vetme është Angelo Tafas”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e klubit.

Trajneri Dobi ka 12 ditë kohë për të përgatitur sa më mirë sfidën e kampionatit ndaj “djemve të detit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb