Dinamo vazhdon përgatitjet për sezonin e ri të Kategorisë së Parë. Ekipi kryeqytetas fitoi 4-0 në testin miqësor të zhvilluar ndaj Turbinës.

Golat u realizuan nga Denisson dhe Da Silva, sakaq Marku tregoi klasin e tij me dopietë. Trajneri i dinamovitëve, Nevil Dede shfrytëzoi rastin për të parë edhe gjëndjen e lojtarëve, me situatën aktuale të këta të fundit që duket premtuese.

Ndeshja e parë e kampionatit për të  besuarit e Dedes është ndaj Orikut në fundjavë. Objektivi kryesor është rikthimi sa më shpejt të jetë e mundur në elitë.

“Dinamo ka zhvilluar ndeshjen e fundit miqësore përpara fillimit të kampionatit duke e mbyllur fazën përgatitore me një fitore të thellë në fushën e Cërrikut.Tekniku Dede aktivizoi në këtë ndeshje të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion.Fundjavën tjetër e nisim kampionatin në Tiranë, ku përballë do të kemi skuadrën e Orikumit” – Shkruan Dinamo pas sfidës.


 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: