Trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën e re te skuadra kurbinase. Sot, Laçi triumfoi 3-1 në miqësore me Luzin.

Ky test i shërbeu “timonierit” Vukiçeviç për të parë gjendjen e lojtarëve dhe për të evidentuar ndonjë element që mund të spikasë në sezonin e ri. Laçi po përgatiet për edicionin e ri të Abissnet Superiore, në të cilin do kërkojë të luftojë për vendet e para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: