Simone Inzaghi konfirmohet edhe një herë “macja e zezë” e Juves, ndërsa për herë të dy fiton Kupën e Italisë, fillimisht me Lazio dhe tani me Inter:

“Bëmë një ndeshje të mirë kundër një kundërshtari shumë të fortë. E kishim me merak këtë trofe, si unë ashtu edhe stafi im, më bëhet qejfi shumë që e fituam, më behet qejfi për djemtë, për shoqërinë dhe mbi të gjitha për tifozët tanë të mrekullueshëm. Tani kemi dy ndeshje të fundit në kampionat, duhet të bëjmë më të mirën tonë, por është e drejtë që të shijojmë këtë sukses”, u shpreh Simone Inzaghi.

Max Allegri largohet edhe një herë me kokën poshtë, një humbje që djeg jo pak:

Allegri
Allegri

“I bëj komplimentet e mia Inter, neve nuk ka mbetet gjë tjetër vetëm trishtimi për faktin që mbyllim sezonin pa trofe. Më vjen keq pasi zhvilluam një ndeshje të mirë. Nuk është koha për të bërë bilance, dua vetëm të përgëzojë Inter, arbitrin dhe djemtë e mi. Duhet të jemi të lumtur që arritëm Champions, ishte e vështirë, ndërsa vitin tjetër do të rikthemi e do fitojmë trofe”, u shpreh Allegri pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb