Lufta në Ukrainë arrin në ditën e 417. Bombardimet nuk ndalen pavarësisht festimeve të Pashkëve Ortodokse. Një i vdekur dhe dy të plagosur janë regjistruar pas një sulmi pranë Katedrales së Donetskut, ndërsa dy adoleshentë u vranë nga bomba në Mykolaiv.

Në Zaporizhzhia, një raketë shkatërroi kishën e Shën Mikaelit që daton nga viti 1906. Luftime të përgjakshme, të përshkruara si “të paprecedenta” nga ushtria e Kievit, po zhvillohen në Bakhmut.

Presidenti ukrainas Zelensky foli për shpresë në mesazhin e tij për pashkët. “Le të festojmë Pashkët me besim të palëkundur në fitore. Dielli do të shkëlqejë në Krime”. Ndërkohë, në shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë, 130 ushtarë ukrainas janë kthyer në vendin e tyre.

Numri i të vdekurve nga sulmi rus në një ndërtesë apartamentesh në Sloviansk, në rajonin e Donetsk shkoi në 12. Trupi i një burri u gjet në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga një raketë më 14 prill. Kjo është raportuar nga Ukrinform duke cituar shërbimin e urgjencës shtetërore. Sipas policisë nën rrënoja mund të jenë edhe tre persona të tjerë. Të lënduarit janë 22 persona. Dy ditë më parë ushtria e Kremlinit sulmoi Slovianskun me raketa S-300, duke goditur disa blloqe apartamentesh.

Në shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë, 130 ushtarë ukrainas janë kthyer në vendin e tyre, njoftoi kreu i zyrës presidenciale Andriy Yermak, cituar nga mediat ukrainase.

Raketat S-300 të lëshuara nga ushtria ruse gjatë natës shkatërruan kishën ortodokse ukrainase të Shën Mihail Kryeengjëllit në Kushuhum, në rajonin e Zaporizhzhias. Kjo u raportua nga një korrespondent i Ukrinform. “Në atë kohë nuk kishte asnjë aktivitet dhe asnjë bekim të ushqimit të Pashkëve në kishë, e cila zakonisht është shumë e mbushur me njerëz natën e Pashkëve”, tha kreu i komunitetit Yurii Karapetian.

Sipas zëdhënësit të komandës ushtarake të Ukrainës Lindore, Sergy Cherevatyi, “luftime të përgjakshme të paprecedenta po zhvillohen në Bakhmut”. Në zemër të zonës urbane të qytetit po zhvillohen beteja të përgjakshme të paprecedenta. Ushtarët tanë po bëjnë gjithçka në beteja të ashpra për të ulur aftësinë luftarake të armikut dhe për të ulur moralin e tij. Çdo ditë, në çdo cep të qytetit, po e bëjnë këtë”.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill shkëmbyen dhuratat e Pashkëve gjatë shërbimit të Pashkëve Ortodokse në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar. Ashtu si në vitet e mëparshme, presidenti dhe kreu i Kishës Ortodokse Ruse shkëmbyen dekoratat e vezëve të Pashkëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb