Bilanc tragjik nga aksidentet në vend. Vetëm në harkun kohor të 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 viktima.

Mbrëmjen e djeshme (09. 03. 2023) një aksident i frikshëm u raportua në afërsi të mbikalimit të Saukut, ku automjeti Audi A8 çau barrierën, ra nga mbikalimi dhe përfundoi mbi kofanon e një mjeti tjetër.

Në automjetin ‘Audi A8’ udhëtonin Klevis Ruçaj, që ishte shoferi dhe dy vajzat, Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, ndërsa të tre fatkeqësisht humbën  jetën.

Po ashtu në aksident u plagosën 2 persona të tjerë që udhëtonin në mjetin ‘Honda’ që ra sipër “Audi A8 ”.

Ditën e sotme (10.03.2023)  në Durrës u raportua një tjetër aksident fatal.

Në afërsi të spitalit të qytetit, një betoniere përplasi për vdekje të moshuar. Viktimë radhës ishte 71-vjeçari Neshit Lufta, i cili po lëvizte me biçiklitë në momentin kur edhe u godit.

Tragjedia e radhës do të përfshinte edhe Kavajën, ku drejtuesja e  automjet tip “Golf” humbi kontrolli e mjetit dhe përfundoi në kanal. Fatkeqësisht e reja Rovena Cara humbi jetën. Nga pamjet shihej se automjeti ishte i përmbysur në vendin e quajtur Përroi i Rikaj.

Aksidenti i radhës me pasojë vdekje do të regjistrohej në Korçë. Në aksin Maliq-Korçë, një automjet përplasi këmbësorin Olger Zhuti 39-vjeç, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Të tjerë aksidente u raportuan në Fier, Shëngjin, ku pati edhe të plagosur, dhe në aksin Kardhiq-Delvinë ku dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin pranë fshatit Zenelaj.

Ndërsa në Fier mbeti i lënduar 60-vjeçari P.S., dhe në Shëngjin një 7-vjeçare.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Ç., është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin P. S., 60 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier.

Si pasojë e përplasje është dëmtuar 60-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shëngjin: Aksidentoi një fëmijë të mitur 7 vjeç dhe u largu nga vendi i aksidentit, Policia identifikon dhe shoqëron drejtuesen e mjetit.

Rreth orës 16:00, në Shëngjin, në vendin e quajtur ” Te Lapidari”, nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar shtetasja e mitur afgane A. F. 7 vjeçe, banuese e përkohshme në Shëngjin, e cila ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në ambientet e policisë të mjetit të përfshirë në aksident, konkretisht mjeti tip “Fiat Punto” me drejtuese shtetasen L. Gj. 45 vjeçe, banuese në Shëngjin, ku po kryhen veprimet procedurale.

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb