KOSOVË

Aksidentet rrugore janë kthyer në një problem të madh në Shqipëri. Vetëm gjatë ditës së djeshme u shënuan disa të tillë, ndërsa shumë qytetarë mbetën të plagosur.

Një panoramë pak a shumë e ngjashme është edhe në rrugët e Kosovës.

Mediat vendase shkruajnë se brenda 24 orësh në të gjithë territorin janë shënuar plot 46 aksidente trafiku, por fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish. Policia ka arrestuar disa shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit si dhe nuk ka kursyer masat e forta administrative.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: