SHKOZET

Përgjakën rrugën e vendit. Një tjetër person është përplasur për vdekje mbrëmjen e sotme në Shkozet të Durrësit. Policia raporton se një mjet ka përplasur për vdekje drejtuesin e motoçikletës, i cili edne nuk është identifikuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:10,  në aksin rrugor Tiranë- Durrës,​ në afërsi të  karburant “Elda”, në Shkozet, ​ nje​ mjet ende  i pa identifikuar ka përplasur​ një​ motoçikletë​ , dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçiketës, rreth 40 vjeç, ende i pa identifikuar.

Grupi hetimor  ndodhet në vendin e ngjarjes.  Vijon puna  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: