E “Premtja e Zezë” nuk ka kaluar pa incidente në Karolinën e Veriut të SHBA-së.
Brenda një qendre tregtare raportohet se dy burra kanë qëlluar njeri-tjetrin me armë zjarri, duke shkaktuar plagosjen e të dyve.

Departamenti i Policisë së Greenville, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në orën 18:30 (me orën e SHBA-së) dhe oficerët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke ndaluar dy personat dhe kanë evokuar qytetarët që ndodheshin në qendrën tregtare.

Të dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën Mjekësore Shëndetësore për mjekim. Polica raporton se nuk ka patur persona të tjerë të lënduar. Në lidhje me shkakun autoritetet shprehen se: “Ngjarja nuk duket të jetë një akt i rastësishëm”. Megjithatë ende nuk dihet nëse ata kishin patur mosmarrëveshje më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: