TIRANE– Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në Paskuqan Nr.1. Mësohet se shtetasi G.P teksa drejtonte automjetin tip “Volkswagen” me targë AA 576 OH, ka aksidentuar këmbësorin E. R., rreth 25 vjeç.

I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Sakaq, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, për të kryer veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

Ditën e sotme janë regjistrur disa aksidente në Rinas, Kavajë, Elbasan, e Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb