Angli

Vazhdon përgjakja e Londrës. Dy incidente të rënda, të ndara janë shënuar sot në kryeqytetin britanik. Një adoleshent u qëllua për vdekje, kurse një 30-vjeçar u qëllua me thikë dhe është plagosur rëndë. Për incidentet e tmerrshme, dy persona u arrestuan.

Një burrë në të tridhjetat e tij u godit me thikë në Cheam në Sutton, në jug të Londrës, rreth orës 4.05. Ai mori shumë plagë, por për fat të mirë shpëtoi gjallë. Policia ka konfirmuar se një person është arrestuar me dyshimin për vrasje në tentativë, me thikë. “Dy meshkuj janë arrestuar me dyshime për vrasje dhe janë dërguar në stacionet e policisë në Londër për t’u pyetur”, tha një zëdhënës i Policisë Metropolitane, shkruan “Daily Mail”.

Forcat policore kanë bërë thirrje për dëshmitarët, që ata të flasin për ngjarjen.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb