TIRANE– Dhjetëra të rinj, aktivistë, kanë protestuar ditën e sotme përpara Ministrisë së Drejtësisë për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, disa ditë më parë në kryeqytet.

Me pankarta në duar, ata bënin apel për të marrë masat e nevojshme për të parandaluar krime të kësaj natyre, si dhe çdo formë të dhunës ndaj gruas.

Të rinjtë aktivistë, në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave, kanë qëlluar simbolikisht me tollumbacë me bojë të kuqe godinën e Ministrisë së Drejtësisë, duke i bërë këto institucione përgjegjëse për krimin e rëndë.

“Pas çdo gruaje të vrarë fshihet një shoqëri që hesht”, “Fadil Kasemi i vërtetë është shteti”, shkruhej në parrullat e të rinjve.

Sipas tyre, gjykatat që nuk i dhanë dënim më të ashpër Fadil Kasëmit, kur ai rrahu ish-gruan dy vite më parë.

Aktivistët thonë se edhe Parlamenti ka përgjegjësi që e amnistoi, dhe i fali 1 vit burg autorit të vrasjes së gjyqtares.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb