Policia e Mianmarit goditi me mjete të forta protestuesit në të gjithë vendin të dielën në ditën më të përgjakshme të demonstratave, që kanë javë që po zgjasin, kundër një grushti shteti ushtarak, ku të paktën 18 njerëz u vranë, tha zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut.

Policia ndërhyri herët në mëngjes dhe hapi zjarr në pjesë të ndryshme të qytetit më të madh të quajtur Yangon pasi granata tronditëse, gaz lotsjellës dhe të shtëna në ajër dështuan për të shpërndarë turmat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Disa njerëz të plagosur u tërhoqën nga kolegët protestues, duke lënë përgjakje në trotuare, treguan imazhet në media. Një burrë vdiq pasi u soll në një spital me një plumb në gjoks, tha një mjek që kërkoi të mos identifikohej.

“Forcat policore dhe ushtarake janë përballur me demonstrata paqësore, duke përdorur forcë vdekjeprurëse dhe forcë më pak se vdekjeprurëse që – sipas informacionit të besueshëm të marrë nga Zyra e KB për të Drejtat e Njeriut – kanë lënë të paktën 18 persona të vdekur dhe mbi 30 të plagosur”, thanë nga zyrat e OKB-së në vendin aziatik.

Myanmari ka qenë në kaos, që kur ushtria mori pushtetin dhe arrestoi udhëheqësen e zgjedhur të qeverisë Aung San Suu Kyi dhe pjesën më të madhe të udhëheqjes së partisë së saj më 1 shkurt, duke pretenduar mashtrim në zgjedhjet e nëntorit, e partia e saj fitoi në një diferencë të madhe. Grushti i shtetit ka sjellë përshtjellim në shtetin aziatik dhe është dënuar nga shumë vende perëndimore.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb