Policia amerikane ka arritur të arrestojë 22-vjeçarin Robert E. Crimo, i dyshuar për vrasjet masive në paradën e Chicagos, ku humbën jetën 6 persona.

Parada e 4 korrikut në parkun Highland, është ndalur në mënyrë të befasishme kur u dëgjuan të shtënat e armëve, vetëm 10 minuta pas fillimit të saj.

Sulmuesi kishte hap zjarr nga çatia e një ndërtese, ku filloi të qëllojë mbi civilët në paradë. Si pasojë e kësaj mbetën të vrarë 6 persona dhe 36 tjerë u plagosën.

Crimo raportohet se ka pasur të paktën katër armë për të cilat ka pasur leje, përfshirë pushkën gjysmë-automatike AR-15 dhe revolen, shkruan Fox News.

Nga policia bëjnë të ditur se sulmuesi ishte ngjitur në kulmin e ndërtesës përmes disa shkallëve të drurit. Ai është identifikuar si 22-vjeçari Robert E. Crimo i cili është në paraburgim.

Policia e rrethoi veturën e tij dhe Crimo doli jashtë me duart e ngritura lart, siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, shkruan BBC.

Ai u shtri me fytyrë në tokë dhe më pas u prangos – për t’u dërguar në qendrën e paraburgimit, nga ku pret të ballafaqohet me drejtësinë.
Policia akoma nuk ka konfirmuar motivet e këtij sulmi. E njëri prej pjesëmarrësve në paradë tha se në fillim i ishte dukur sikur po shpërthenin fishekzjarrët.

Në anën tjetër, presidenti amerikan Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill, janë shokuar me dhunën që edhe një herë i solli lot qytetarëve amerikanë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb