TIRANË

Presidenti Ilir Meta iu është drejtuar me një letër krerëve të opozitës së bashkuar, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, një ditë para mbylljes së fushatës elektorale të 25 prillit.

Gazetari Osman Stafa siguron për “BalkanWeb” letrën e Kreut të Shtetit, ku mes të tjerash thekson, duke iu drejtuar Bashës e Kryemadhit, se “Përgjegjësia juaj ndaj Popullit Shqiptar është historike për të rivendosur rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës”.

Në këtë letër, Presidenti Meta kërkon nga dy liderët e partive opozitare që të angazhohen maksimalisht dhe të koordinohen për të ndaluar dhe neutralizuar “me çdo kusht përpjekjet për të prishur procesin zgjedhor me anë të provokimit të tensioneve artificiale, frikësimit të votuesve duke ushtruar presion, dhe kryer survejim antikushtetues mbi ta me anë të përdorimit të të dhënave personale si dhe të përfshirjes së elementëve kriminalë në shitblerjen e votës”.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb