TIRANË

Situatë e vështirë e biznesit shqiptar për shkak të pandemisë. Por ndonëse iu ishte premtuar marrja e kredive bazuar në garancinë sovrane nga shteti, biznesi po has vështirësi të jashtëzakonshme për shkak të bankave. Një tjetër sipërmarrëse ka folur për News24 duke paralajmëruar shkurtime.

Sipërmarrësja Donika Mici tha në një lidhje se përgjigjja nga bankat ka qenë ‘nuk përfitoni’ duke lënë kështu pa paga qindra punonjës. Ajo bëri apel që shteti të shpëtojë nga falimentimi bizneset pasi nëse nuk marrin kredi do ketë shkurtime.

“Përgjigja e bankave është ‘nuk përfitoni’. Na thanë që situata financiare, është jo e mirë. Punonjësit kanë të drejtë të marrin pagat. Nuk kanë përfituar as pagën e luftës. Shteti të shpëtojë nga falimentimi bizneset. Mund të shkurtojmë fuqinë punëtore. Nëse nuk marrim kredinë, bëjmë shkurtime”, paralajmëroi Mici.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb