Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha në një konferencë të organizuar sot, përgjigja e Rusisë ndaj kërkesës së Finlandës për anëtarësim në NATO do të ketë natyrë ushtarake.

“Përgjigja e Moskës ndaj vendimit të Helsinkit për t’iu bashkuar NATO-s do të jetë një “surprizë” dhe do të merret kryesisht nga ushtria, pasi të ketë parasysh të gjithë grupin e faktorëve dhe specifikave që do të jenë tipike për anëtarësimin e Finlandës në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

I pyetur nga një gazetar finlandez për masat ushtarako-teknike dhe afatin kohor që Rusia planifikon të marrë kundër Finlandës për shkak të aplikimit të saj për anëtarësim në NATO, diplomatja tha se “do të jetë një surprizë”, raportoi Media shtetërore ruse Tass.

“Kjo pyetje është për Ministrinë tonë të Mbrojtjes. Vendimi do të merret pasi të merren parasysh të gjithë grupi i faktorëve dhe detajeve se si do të përparojë anëtarësimi i Finlandës në NATO. Bazuar në të gjitha ato parametra, do të merret një vendim, por së pari dhe mbi të gjitha nga ushtria”, theksoi Zakharova.

Ndërkohë mediat finlandeze i kanë bërë jehonë një deklarate të tillë, pasi kjo nuk është hera e parë që Moska kërcënon me pasoja ushtarake nëse aplikon për tu bërë pjesë e NATO-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: